
Përfundon faza e parë përzgjedhëse e qarkut Vlorë për në festivalin folklorik të Gjirokastrës me performancën e grupeve dhe bartësve popullore të bashkisë Vlorë: Grupi Çam, grupi i Dukatit, i Mekatit, i Kaninës, i Llakatundit; grupet: “Djemtë e Vlorës”, “Pavarësia”, “Jehona”, “Ballkoni i Vlorës”.
Performuan materiale te reja. ansamblet: “Camëria”, “Bilbili” dhe “ Cipini”. Kërkova dhe Panajaja u përfaqësuan me materiale monofoni. Si pjesë e performancave artistike u paraqit edhe një material nga grupi i fëmijeve të qendrës kulturore të fëmijëve të bashkisë Vlorë “Gjyzarët e cdo stine”.
Në këtë aktivitet të fundit për këtë fazë konkurruese komisioni në nivel qarku u dha mundësinë edhe grupeve të zonave të tjera që nuk patën mundësi të paraqisnin materialet e tyre në aktivitetet e mëhershme të kësaj faze; grupi polifonik i Rromsit dhe grupi i valleve “Podhon to Amarandon” i bashkisë Sarandë.