Categories Kulture

Shkëmbime të reja kulturore mes “Bilbili”-t të Vlorës e “Matja Gubec” të Gornja Stubica.

Është vetëm 30 km nga Zagrebi, kryeqyteti kroat në të cilin na çoi ftesa e Këshillit të Pakicave Kombëtare Shqiptare.
Gornja Stubica është qyteza që në folk e përfaqëson Ansambli ” Matja Gubec” i cili në Majin e këtij viti ishte një nga pjesëmarrësit europianë të Aulona Inter Folk Festival.
Mban emrin e një prej luftëtarëve e udhëheqësve më të famshëm e më popullor të Kroacisë, vendlindja e të cilit është pikërisht Gornja Stubica.
Vedat Zogejani, ndër veteranët veprimtarë të shqiptarëve në Zagreb, e kishte prezantuar gjëndjen tonë në kryeqytet dhe në përfundim të aktivitetit e pamë të udhës ta realizonim një vizitë në këtë rrethinë të Zagrebit në përgjigje të dëshirës së vendasve.
Anëtarët e Matja Gubecit bënë 1150 km për të ardhur në Vlorë, ne prej Zagrebit vetëm 30.
…Na priti presidenti i ansamblit, Bozidar Sacer, aty në lokalin e tij muzeal treqind e më shumë vjeçar, ruajtur në orgjinalitet jashtë e brënda.
Me raki vëndi e produkte të tjera të prodhuara bio.
Ngjitur me lokalin e rrapin po treqin vjeçar ndodhet edhe kisha e madhe e mjaft e njohur e Gornja Stubicës.
Më pas vjen edhe kryetari i bashkisë , Jasmin Krismanic, një djalë që thjeshtësinë dhe mirësinë dukej se i kishte të shkruar në ballë.
Një bashki me vetëm pesë mijë banorë por me resurse të mëdha historike e turistike.
Gjithandej vijnë këtu edhe për shkak të burimeve termale por edhe të historisë së vjetër e të re. Dhe gjelbërimit e hieshisë mahnitëse.
Matja Gubec mbahet nga më të mëdhenjtë luftëtarë e udhëheqës popullor ndër dy-tre shekuj më parë ndërkohë që në përurimin e shtatores dhe memorialit të kësaj epopeje në vitin 1973, pikërisht këtu do të vinte vetë udhëheqësi Tito, vendlindja e të cilit është vetëm 40 km më tej.
Pikërisht këtu gjëndet edhe një Muze nga më interesantët e historisë, pikërisht brënda mureve që kishte nisur të ndërtonte Matja Gubec.
Po këtu të flet edhe një histori e re që lidhet me luftën e Serbisë ndaj Kroacisë.
Në qendër të zonës tërheq vëmëndjen një avion ushtarak bombardues dhe një bust piloti i vendosur përbri.
Është busti i pilotit Rudolf Peresin, bir i kësaj zone i cili nuk pranoi të zbatonte urdhërin për bombardimin e popullatës dhe rrëzoi avionin bashkë me vehten.
Natyrisht Hero i vendit
, vetëm 37 vjeçar.
Mbasi shijuam edhe një drekë me kulinarinë dhe verën fantastike të zonës morëm udhën drejt Vlorës, me më shumë respekt, dashuri e mirënjohje për këta njerëz të mirë të Kroacisë…
Natyrisht me vehte morëm edhe angazhimin për më shumë lidhje e bashkëpunim dhe në të ardhëm shkëmbime të reja kulturore mes “Bilbili”-t të Vlorës e “Matja Gubec” të Gornja Stubica.Nga Sejmen Gjokoli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME