Categories Kulture

Tabelëzat e arta etruske të Pyrgit dhe libri i artë etrusk i gjetur në Bullgari

Shkruan: Fahri XHARRA

Pyrgi ishte një qytet-port i vjetër detar Etrusk në Lacium, Italia qendrore, në veri-perëndim të Caeres ( Cervetari) sot e quajtur Santa Severa (provinca e Romes së sotme, Lazio ) ( nga Luisa Banti, 1973. ‘ Etruscan Cities and Their Culture. University of California Press ). Të iu rikujtoj që shkrimi më i njohur për Etrusket e lashtë vjen nga kërkimtarët ‘ grek’ Herodotusi Halicarnassus-it ( shek.i pestë para Kr. BC) i cili e spjegonte që Etruskët kishin mërguar nga Lydia në Itali, bashkëkohaniku i tij Hellanicus-i e thoshte që origjina e Etruskëve këti populli legjendar ishte pellazgjike, që jetonin në Greqi para ardhjes së ‘grekëve’. Në shek.4 BC shkrimtari Anticleides e nadante mëndimin që Etruskët në fillim jetonin në ishijt Lemnos dhe Imbros (http://www.livius.org/articles/people/etruscans/ )
Para se të kaloj në trajtimin e këtyre dy zbulimeve me vlerë doja të pyesja, çmendojnë historianët shqiptar pë etruskët dhe etruskishten si gjuhë me vlerë historike e cila sipas shkollarëve europian është gjuhë që nuk i gjëndet shoqja në botë dhe se shkrimet pellazge nuk mund të përkëthehen me asnjë gjuhë të botës. A kemi ne si shqiptarët ndonjë institut që merret me këtë gjuhë dhe historinë e popullit pellazg etrusk dhe gjuhës së tyre ? A mendojmë që ndonjë herë në të ardhmen e afërt të përgatisim kuadro profesionale për këtë që shkrova më lart.
Në njëvendtë shenjtë të Pyrgit , në vitin 1964 duke hulumtuar arkeologët i kanë gjetur tri pllakëza të arta, të vjetra nga shekulli 5 BC.
Pllakëzat i kanë ygavrat në skaje që nënkuptohet që ishin të lidhura në një mënyrë. Dy nga pllakëzat janë në gjuhën etruske dhe e treta në atë fenikase dhe sot konsiderohen si “ burim i vetëm i shkrimit para-Romak në Itali “ .(? ) (pikëpyetja nga fxh ) ( nga http://www.messagetoeagle.com/pyrgi-gold-tablets-rare-ancient-bilingual-treasure/ )screenshot_85

Libri i artë Etrusk është një zbulim me vlerë për historinë tonë të lashtë, pasiqë është gjetur në Bullgari, ish tokat ilire-thrakase ( Dardani ). Në Maj të vitit 2003, Muzeu nacional Bullgar në Sofje e bëri publike në libër shumë të lashtë po ashtu nga fletëzat e arta 23,82 karatësh të lidhura me dz rrath po ashtu të artë, Në fletëzat me përmasa 5×4,5 cm janë të shkruara fjalë në etruskishte. Besohet që përbërja e librit është bërë ndonjë ceremoni mortore të ndonjë aristokrati të kohe të Kultit të Orfeut.Zbulimi bullgar është një verzion komplet i librit të këtij lloji në botë, i vjetër nga shekulli i 6 BC.
Është interesant të shkruhet që një burrë 87 vjeçar, anonim , ia dhuroi muzeut këtë libër, të cilin ai e kishte gjetur në tokë duke si ushtar, 60 vjet më parë ( 1943) në kanalin e lumit Struma- në jugperëndim të Bullgarisë. ( shiko më shumë në John A. Tvedtnes, “Etruscan Gold Book from 600 B.C. Discovered,” )
Një mendim për t u thelluar, është e ditur që Etruskët kurrë nuk kanë qenë në Bullagari ( të sotme, dihet gjithashtu që edhe leximi i këtyre zbulimeve nuk është i sigurt pasi si e shkrova edhe më lart ‘‘sipas shkollarëve europian është gjuhë që nuk i gjendet shoqja në botë dhe se shkrimet pellazge nuk mund të përkthehen me asnjë gjuhë të botës’’, atëherë a mos ishte kz ndonjë shkrim trakas ?screenshot_84

Besohet që përbërja e librit është bërë ndonjë ceremoni mortore të ndonjë aristokrati të kohe të Kultit të Orfeut.Zbulimi bullgar është një verzion komplet i librit të këtij lloji në botë, i vjetër nga shekulli i 6 BC.
Është interesant të shkruhet që një burrë 87 vjeçar, anonim , ia dhuroi muzeut këtë libër, të cilin ai e kishte gjetur në tokë duke si ushtar, 60 vjet më parë ( 1943) në kanalin e lumit Struma- në jugperëndim të Bullgarisë. ( shiko më shumë në John A. Tvedtnes, “Etruscan Gold Book from 600 B.C. Discovered,” )

Një mendim për t u thelluar, është e ditur që Etruskët kurrë nuk kanë qenë në Bullagari ( të sotme, dihet gjithashtu që edhe leximi i këtyre zbulimeve nuk është i sigurt pasi si e shkrova edhe më lart ‘‘sipas shkollarëve europian është gjuhë që nuk i gjendet shoqja në botë dhe se shkrimet pellazge nuk mund të përkthehen me asnjë gjuhë të botës’’, atëherë a mos ishte ky ndonjë shkrim thrakas ?

Fahri Xharra,26.11.18
Gjakovë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME