Në një atmosferë emocionesh të mëdha u zhvillua nata finale e Fest-Art 2022. Performanca e shkëlqyer e të rinjve nga shkollat e mesme të qytetit, ngriti peshë sallën dhe cilësia e ofruar prej tyre i dha teatrit “Petro Marko” një frymë të re.
Juria, me kryetar tenorin e shquar ndërkombëtar Josif Gjipali, zgjodhi fituesit në zhanrin e këngës dhe të aktrimit humoristik.
Fitues i vendit të parë në këngë u zgjodh Joel Muhametaj dhe në aktrim Fabian Duraj.
U finalizua gjithçka me premtimin për t’u kthyer në një event të përvitshëm rinor.
Suksese dhe falenderime për punën me përkushtim e talent!