Categories Lajme

Vlorë, Shoqërohen disa persona për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – L. T., 63 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. T., 30 vjeçe, se babai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj; – F. M.(S)., 39 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – A. E., 22 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi në fshatin Mursi, Konispol, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë së Kufirit Livadhja. – L. B., 19 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D. Zh., 31 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, sepse ka dëmtuar disa shtylla betoni të rrethimit të tokës të shtetasit P. Zh. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME