Categories Kulture

Vlorë/ Ceno Sharra duhet të ketë një bust, një datë përkujtimore…

Nga Ergys Alushi

Nuk është një emër dosido! Nuk është rastësisht aty! Edhe pse në rrugicën që mban emrin e tij kanë nisur e kalojnë më shumë njerëz! Bëjnë më shumë fotografi.Aty, në Vlorën e Vjetër.

Shumë pak njerëz e dinë se kush është Ceno Sharra. Nga fisi i madh e patriot i Sharrajve. Ai është Dëshmori i parë i për mbrojtjen e Shtetit Shqiptar! I vrarë më 30 maj 1914, në Durrës, në përpjekje me banditët e Haxhi Qamilit, si komandant i vlonjatëve që morën pjesë në këto luftime. Për Dëshmorin e Parë të Shqipërisë së Lirë e të Pavarur, nuk duhet të mjaftojë vetëm një emër rrugice!

Ai duhet të ketë një varr në varrezat e dëshmorëve! Duhet të ketë një bust, ashtu siç e kanë nëpër qytet shumë nga dëshmorët komunistë! Duhet të ketë një datë përkujtimore.Duhet të ketë më shumë Respekt!Por, derisa të bëhen këto, shkruani të paktën disa fjalë, diku aty, te llamarina ku ka emrin, që vizitorët e rrugës muze e Vlorës Qendër Historike t’a dinë se kush është dhe se nuk është rastësisht aty!Është Dëshmori i Parë i Shtetit Shqiptar! Kur të kaloni aty pranë emrit të tij, duhet t’a nderoni, ashtu siç i ka hije një Dëshmori të Atdheut! Kush qytet tjetër i Shqipërisë e ka këtë nder!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME