Categories Sport

Kumbulla, i dëshiruari i Serie A

Mbrojtësi në radarët e Fiorentinës dhe Napolit Vetëm me disa nga ndeshjet e fundit në Serie A dhe ftesa e kombëtares shqiptare, e kanë bërë Marash Kumbullën, një prej lojtarëve që do të jenë në sytë e disa skuadrave të Serie A. 19-vjecari luajti 6 minuta në fitoren ndaj Moldavisë. Më herët në Kampionatin Italian ai debutoi me Veronën, duke luajtur përballë Juventusit dhe Milanit. Vec golit që realizoi ndaj Samdorias, Kumbulla ka treguar se është i sigurt, i vendosur dhe i saktë me ndërhyrjet e tij në elitën e futbollit italian.

Ai është rritur në ekipet e moshave të Akademisë së Veronas. Mediat italiane raportojnë se për mbrojtësin shtatlartë, po interesohet skuadra e Fiorentinës.

Ekipi vjollcë ka bërë gati planin që në muajin janar të tentojë bllokimin e kartonit të tij për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme dhe në fund të sezonit ta afrojë në ekip qendërmbrojtësin shqiptar. Goli ndaj Sampdorias në Serinë A, ndeshjet e mira dhe debutimi me Shqipërinë kanë plotësuar si duhet paketën e një futbollisti të kompletuar, për të cilin sapo ka nisur ankandi. Në Itali nuk e përjashtojnë edhe interesimin e napolitanëve për 19-vjeçarin kuqezi. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME