Categories Lajme

Kundër aksionit të IKMT! Banori ngjitet sipër tarracës, nuk zbret poshtë: Të më shembin edhe mua

Një prej banorëve është ngjitur sipër banesës së tij duke kundërshtuar shembjen që do të bëhet nga IKMT ditën e sotme te ‘5 Maji’. Për mediat ai është shprehur se ky është vendimi më i mirë që mund të merrte, të mbronte banesën e tij. Banori tha se nuk do të lëvizte nga banesa e tij, e nëse do të duhet të shembin edhe atë.

‘Le të më shembin edhe mua me banesën. Ky është vendimi më i mirë që mund të marr, të mbroj banesën time’– tha banori.  Me forca të shumta policia ka nisur aksioni i IMT për të shembur banesat në zonën e “5 majit”.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax Neës”, banori i zonës Gjin Nikolli ka vendosur që të hipë sipër taracës së shtëpisë së tij për ta mbrojtur. Nikolli thotë se forca të shumta të policisë po bëjnë masakër duke mbrojtur pushtetin.

“Jam Gjin Nikolli. Unë kam hipur sipër banesës sepse i kam bërë thirrje policisë që të më mbrojë pronën tonë për sot nga shembja e paligjshme. Policia as më ka njoftuar fare atëherë unë kam vendosur të mbroj pronën time. Mua nuk më ka ardhur vendim por njoftim për të liruar banesën, për sa kohë nuk ka një vendim për një pronë siç është e imja atëherë unë kam vendosur për të qëndruar sipër tarracës së shtëpisë. Policia do të ndërhyjë me forcë sepse shihet numri i madh i efektivëve që kanë rrethuar zonën sikur kemi bërë ndonjë krim, thuaj sikur jemi në planet tjetër. Policia në vend që të na mbrojë por shkon nën urdhrat e pushtetit dhe kjo është katastrofë. Këtu po bëhet një masakër, këto pamje ne i kemi parë në Afganistan. Shteti është për ta sistemuar dhe jo për të na nxjerrë në rrugë të madhe. Skisha asnjë vendim tjetër veçse të rri në shpinë time”, thotë banori.

Prej disa kohësh banorët e “5 majit” por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin. Gjatë ditës së sotme, IMT ka planifikuar që të shembë 12 banesa në zonën e “5 majit”:
Arben Deda (shtëpi+ tokë të legalizuar) Geg Nikolli (shtëpi + toke të legalizuar)
Simon Nikolli (shtëpi+ tokë të legalizuar) Eduart Nikolli (shtëpi + tokë të legalizuar)
Fehmi Suti vetëm (shtëpi e legalizuar) Preng Kodra vetëm (shtëpi e legalizuar) Gjin Nikolli (shtëpinë e legalizuar, tokën jo) Vlash Marku (në proces legalizimi) Bekim Cerri (në proces legalizimi) Laureta Nikolli (ndërtim pa leje) Genc Gjini (në proces legalizimi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME