Categories Lajme

Kundër shkarkimit, Alimadhi thirrje kolegëve të opozitës: Mos u përdorni. PS vijon të tregojë egërsinë e saj

Tjetër votë kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, është edhe ajo e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili u bëri thirrje kolegëve të tij opozitarë që mos të përdoren. Ai tha se PS-ja vazhdon ende sot që të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët.

”Politika 30-vjeçare i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo parti e madhe, PS, sot vazhdon të tregojë egërsinë e saj, të veprojë me të njëjtën mënyrë sjellje për të demaskuar dhe futur në urrejtje shqiptarët. Nuk flitet këtu për presidentin Ilir Meta.

Shqipërisë i vjen diçka shumë e rëndë në këto momente. Komisioni nuk është në përputhje me ligjin. Ju kam thënë disa herë, në Kushtetutë e keni të qartë; Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda. Kush nga ju përcakton këtë shkelje të rëndë?! Mos u përdorni politikisht.

E kam më shumë me ju kolegët e opozitës. Keni marrë ndonjë fjalim nga dikush për të na thënë se kush është Ilir Meta. Shqipëria me këtë të dy do merret? S’duhet të bëhemi pjesë e përdorimit politik që të fusim Shqipërinë në rrugë pa krye.

Më kanë etiketuar se jam skrapali dhe se mbroj Ilir Metën, por të keni parasysh një gjë; parimet e nacionalizmit shqiptar askush si di. E kam për nder të ruaj familjen time. Por e kam për nder të ruaj vlerat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj votoj kundër raportit por dhe kundër shkarkimit të presidentit të Republikës”,-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME