Categories Lajme

Parlamenti Europian miraton vendimin për certifikatat e Covid-19

Parlamenti Evropian (PE) miratoi të mërkurën (9 qershor) vendimin për lëshimin e certifikatave digjitale të COVID-19 përmes së cilave blloku evropian synon që të lehtësojë udhëtimet. Sipas vendimit të PE-së lëshimi i tyre do të bëhet duke filluar më 1 korrik 2020.

Kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, tha se është inkurajues fakti që disa vende tashmë po lëshojnë certifikata. Ai iu bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç nëse ato janë shumë të nevojshme.

Certifikatat pritet të jenë falas dhe ato do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare. Certifikata do të përmbajë një kod, do të jenë të përfshira në sistem digjital, por edhe në formë të letrës. Aty do të përfshihen të dhënat nëse personi që e posedon është i vaksinuar, ka një rezultat negativ të testit apo është shëruar nga COVID-19.

Gjithashtu certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Parlamenti Evropian tha përmes një deklarate se BE-ja do të parandalojë mundësinë që certifikatat të falsifikohen.

Një deklaratë thuhet se gjatë bisedimeve midis institucioneve të BE-së është rënë dakord që vendet anëtare të mos vendosin kufizime të udhëtimit për ata që kanë një certifikatë, përveç në rastet kur “është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik. Certifikatat vlejnë vetëm për udhëtim brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ato do të lëshohen për personat e vaksinuar me njëren nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Deri më tani, vaksinat e Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnon & Johnson janë miratuar për përdorim në territorin e BE-së. Disa vende anëtare siç janë Hungaria dhe Sllovakia përdorin edhe vaksinën ruse Sputnik-V e cila ende nuk është miratuar nga rregullatori evropian./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME