Categories Lajme

Tepelenë, U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu

Policia në Tepelenë ka arrestuar një të ri që ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë vunë në pranga R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mësohet se më 14 mars të këtij viti, i riu në bashkëpunim me P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që ai drejtonte, udhëtonte si pasagjer 26-vjeçari i shpallur në kërkim R. Ç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME