Categories Lajme

Kur do të mbërrijë vaksina anti-Covid në Shqipëri?

Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, përmes një interviste të dhënë për televizionin Faxnews, ka folur në lidhje me sigurimin e vaksinës nga Shqipëria dhe kur pritet që ajo të mbërrijë në vendin tonë. Panariti shprehet se si pjesë e Aleancës COVAX Shqipëria duhet të presë momentin kur nisma të grumbullojë vaksina.

Në vetëvete COVAX është një nismë që mbledh stoqe vaksinale nga vendet të cilat i kanë plotësuar nevojat e tyre dhe produktet e mbetura i vendosin në dispozicion të vendeve të treta. Në këtë llogjikë dhe duke mos patur një marrëveshje me firmat prodhuese, Panariti thekson se vaksina në Shqipëri do të vonojë dhe kjo do të jetë me kosto shëndetësore për qytetarët.

“Nismën COVAX e kanë nënshkruar shumë vende, përgjithësht janë vende  të cilat nuk kanë fuqi të kontraktojnë direkt marrëveshje me firmat prodhuese. Pavarësisht se është një nismë për t’u përshëndetur, nisma COVAX grumbullon stoqe vaksinale nga vende të cilat pasi kanë plotësuar nevojat e tyre, i vendosin vaksinat e mbetura në dispozicion për vendet e treta. Vendet të cilat kanë qenë të sukseshme me firmat prodhuese i kanë siguruar tashmë stoqet vaksinale.

Këtu bëhet fjalë për Greqinë që pritet të nis vaksinimin, si dhe Serbia gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Pfizer BioNtech dhe pritet të arrijnë të hënën dozat e para. Me sa kam dijeni edhe Maqedonia e Veriut pretendohet ta fillojë këtë proces në fillim të vitit të ardhshëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve direkte me firmat prodhuese. Në rast se ne do të presim nismën COVAX, Shqipëria rrezikon të humbasë javë dhe muaj të vlefshëm, gjë që përkthehet në dëme të rënda shëndetësore. Shqipëria ndodhet pas dhe nëse nuk e fusim vaksinën deri në muajin shkurt virusi do të ketë shkaktuar dëme të mëdha në popullatë”, u shpreh Panariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME