Categories Lajme

Kur do të nisë dhënia e pagës? Rama: Duke nisur nga java e ardhshme do bëhet likuidimi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të javës që vjen do të nisin likuidimet për ato kategori që përfitojnë nga paketa e parë ekonomike, për të marrë atë që e ka cilësuar si paga e luftës.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Rama tha se po në të njëjtin moment do të nisë procedura për pagesat e paketës së zgjeruar. “Të gjithë ata të cilët përfshihen në këtë kategori, do të marrin pagën. Fondi i pagave është në dispozicion. Sipas informacionit të fundit, në fillim të javës së ardhshme do të jenë të gjithë të likuiduar dhe po atëherë, në fillim të javës së ardhshme do të fillohet me paketen e zgjeruar.
Ajo është më e thjeshtë sepse janë të gjithë të verifikuar dhe kërkohet vetëm një aplikim i thjeshtë nga kompania. Të gjithë janë në vështirësi dhe 400 mijë lekë për të paguar këtë fazë të ndërmjetme nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ne kemi bërë një hulumtim dhe na rezulton që masa më e madhe e kësaj kategorie e konsideron si një pagë që është në ndihmë të nevojës së tyre. Në këtë kategori që do paguhen 400 mije lekë, pjesa më e madhe e tyre do të mund të rikthehen në aktivitet, gjatë periudhës së muajit Maj. Ndërkohë nuk mund të them të njëjtën gjë, për paketën e parë, që janë pjesa e fundit. Jo më larg se sa sot kemi pasur një studim para përfundimtar për planin e hapjes”, pohoi kryeministri. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME