Categories Lajme

Kur do të nisë përdorimi i testeve të shpejta në Shqipëri? Kluger dhe ministrja Manastirliu: Kemi gati…

Pyetjes se kur do të nisë Shqipëria përdorimin e testeve të shpejta, ministrja Manastirliu nuk iu përgjigj me një datë të caktuar, por u shpreh se vendi ynë i ka gati financimet dhe se ka aplikuar në institucionet evropiane përgjegjëse dhe të certifikuara.

“Mes masave të kufizimit të virusit është dhe testimi, gjurmimi dhe izolimi. E rëndësishme është paketa e masave dhe brenda kësaj pakete roli i testimit kur ai shoqërohet me gjurmin dhe izolim është shumë i rëndësishëm. Në kuadër të rritjes së kapaciteteve testuese, testimet e kryera janë 4 herë më shumë se në qershor por nuk do të ndalemi këtu se në strategjitë tona po punojmë të rrisim kapacitetet dhe të fusim testet e shpejta. Financimin e këtyre testeve e kemi gati dhe aktualisht është aplikuar në instrumentin evropian për blerjen e testet të sigurta sepse është e rëndësishmë siguria në testim dhe në këtë moment kemi aplikuar dhe kemi gati financimin dhe do të mbështetemi dhe nga OBSH për të blerë testet e shpejta. Qeveria shqiptare ka gati financimin”, tha Manastirliu pa caktuar një afat kohor.

Të njëjtës pyetje drejtori i OBSH për Evropën Hans Kluge iu përgjigj: “Po përpiqemi të shkurtojmë afatin, por për tu treguar objektiv shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, qoftë për testet, mjekimin apo dhe vaksinën.
Ne po kordinohemi dhe po përpiqemi sa më shpejt ta shkurtojmë këtë afat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME