Categories Kuriozitete

Kur është mosha e duhur që fëmijët të hanë çokollata

Të gjithëve na pëlqen çokollata, madje fëmijët duket sikur nuk mund të ngopen kurrë me të. Çokollata i tërheq shumë fëmijët, ndaj është e rëndësishme për ju të dini se kur mund të filloni t’i jepni çokollatë fëmijëve tuaj.

Kur duhet t’i lejojme fëmijët të hanë çokollatë?
Për t’i prezantuar çokollatën fëmijëve tuaj është mirë të prisni deri pas vitit të 2-të të jetës, moment kur aparati tretës i fëmijës të jetë zhvilluar mjaftueshëm dhe të mundësojë tretjen e çokollatës pa problem. Çokollata gjithashtu përmban dhe një sasi të vogël kafeine e cila është një nga shqetësimet kryesore që prindërit ngrenë për konsumimin e çokollatës nga ana e fëmijëve. Gjithsesi kjo gjë nuk duhet t’ju ndalojë për t’i dhënë fëmijëve tuaj çokollatë pasi ata kanë mbushur 2 vjeç sepse konsumimi i çokollatës fëmijët kanë dhe shumë përfitime shëndetësore.

Pse duhet që fëmijët të hanë çokollat?

1.Përmirëson funksionimin e trurit
Flavanoli është një lëndë që gjendet në mënyrë natyrale tek çokollata. Kjo lëndë ndihmon në përmirësimin e memories dhe rrit aftësinë e trurit për përvetësimin e informacioneve.

2.Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut
Konsumi i rregullt i çokollatës mund të përmirësojë performancën e zemrës dhe të pastrojë enët e qarkullimit të gjakut. Gjithashtu flavanoli që gjendet në çokollatë parandalon mpiksjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.

3.Parandalon dëmtimin e qelizave
Çokollata gjithashtu është e pasur me antioksidantë të cilët minimizojnë dëmtimin e qelizave në mënyrë natyrale. Gjithashtu çokollata përmirëson në mënyrë efektive shumë funksione të qelizave.

4.Përmirëson gjendjen emocionale
Çokollata stimulon prodhimin e endorfinës e cila është një lëndë që çlirohet në tru kur njeriu është i lumtur. Çokollata përmban gjithashtu serotonin në mënyrë natyrale, konsumimi i të cilës “zgjon” një ndjenjë lumturie.

5.Redukton nivelet e kolesterolit të keq
Edhe pse mund të mos jeni të shqetësuara për nivelet e kolesterolit tek fëmijët tuaj, është mirë të dini se konsumimi i çokollatës mund të reduktojë nivelet e kolesterolit të keq LDL dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë HDL.

Çfarë çokollate duhet të përdorni?
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e qumështit me çokollatë, që mendohet se është mënyra më e mirë për konsumimin e çokollatës nga fëmijët e vegjël. Kjo për arsye se 250 ml qumësht me çokollatë përmban vetëm 5mg kafeinë, ndërsa çokollata e zezë e zakonshme, ne të njëjtën masë përmban 160 mg kafeinë.
Burimi: ”Për nënat”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME