Aktorja Drande Xhaj ka rrëfyer momentet më të vështira në skenë. Mëngjesin e sotëm aktorja ishte e ftuar në Wake Up, ku tregoi se momenti më i dhi.mbshëm, ishte vd.ekja e bashkëshortit të saj, duke shtuar se lajmin e mori vesh teksa ishte duke bërë prova në skenë.
Ai hu.mbi jetën papritmas nga një at.ak në zemër dhe aktorja po bënte provat në teatër kur e morën në telefon dhe i dhanë lajmin e tr.ishtë. Pas kësaj, aktorja për rreth 3 muaj qëndroi larg skenës derisa kolegu i saj e bindi të rikthehej për publikun. Drande u shpreh se kur u ngjit në teatër, filloi të qa.nte ndërsa i duhej të qeshte.
“Kam shumë vite në skenë dhe nuk mund të shkëputemi nga problemet, ha.llet, hu.mbjet. Momente të vështira kam pasur. Më i vështiri në jetën time ka qenë kur hum.ba bashkëshortin tim. Në maj bëhen 14 vite që është larguar nga jeta. Atë natë që më vd.iq bashkëshorti kisha premierë, ai vd.iq papritur nga një a.tak kardiak, ishte vd.ekje e papritur, biletat ishin shitur të gjitha. Kisha provë gjeneralë në mëngjes kur më lajmëroi një i afërt që po e dërgonin me ambulancë në spital.
Menjëherë lashë provën gjenerale pa i thënë askujt. Ika dhe ai për një orë e gjysmë nuk ishte më. U an.ulua shfaqja. Për 2-3 muaj nuk shkova në teatër, kolegu Zef Deda erdhi dhe shkova në Vlorë për festivalin e estradave. Çuditërisht kur dola në skenë të gjithë filluan të duartrokisnin dhe unë u befasova. Siç duket e kishin marrë vesh, mbështetja e tyre më bëri të bëhesha edhe më e fortë. Më e vështirë ishte kur u ktheva në Shkodër. Kisha disa dialogje dhe për shumë minuta qa.va në skenë. Ishte e vështirë sepse materialet ishin me humor. Dhe të ktheheshe në humor nga një gjendje aq dra.matike ishte e vështirë,”- tha aktorja shkodrane.
