Categories Lajme

Basha në Kamëz: Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte të vështira.

Kryetari Basha, u informua se për shkak të pamundësisë ekonomike, fëmijë nga familja e Agim Lleshit nuk ndiqnin dot shkollën, u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.

“Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë”, – theksoi Basha, i cili i kërkoi familjes me 8 fëmijë në Kamëz dhe familjeve të tjera në pamundësi ekonomike, që të kenë besim.

Basha shtoi se “sakrifica e madhe që po bëni si prindër, të jeni të sigurt se do t’ju shpërblehen. Programi i Partisë Demokratike siguron një jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social, ku përfshihet drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME