Categories Lajme

Ndërtimi i bypass-it të Fierit, shpronësohen me vlerë të plotë banorët

Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik, në ndërtimin e bypass-it të Fierit.

Sipas këtij vendimi, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë bujqësore me sipërfaqe 699 608.33 m², me vlerë 342 434 216.43 lekë, si dhe objekte me vlerë 16 282 001 lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 358 716 217.43 lekë.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 914 000 (dy milionë e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë) lekë, të përballohen, si më poshtë vijon: 2 864 000 lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar; 50 000 lekë, nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Vlera totale e shpronësimit, në shumën 358 716 217.43 lekë, përballohet nga fondet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, për zbatimin e këtij vendimi”, citon vendimi i Qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME