Categories Kulture

Kur nisi këngën “BILBILI”Në vigjilje të 25 Nëntorit,15 vjetorit të pranimit të Iso-polifonisë shqiptare në UNESCO

Në vigjilje të 25 Nëntorit, 15 vjetorit të pranimit të Iso-polifonisë shqiptare në UNESCO  Në 28 Dhjetor 2020, mbush plot 26 vite nga dita e krijimit. I krijuar ligjërisht më 28 Dhjetor 1994, Folk Grup “Bilbili”, shënon një biografi nga më të pasurat ndër grupe të tjerë, me një aktivitet të madh koncertor brenda e jashtë vendit. Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, sidomos në festivale ndërkombëtare në shumë vende të Ballkanit e Europës. Historike mbetet pjesëmarrja në Festivalin e Parë Botëror të Folklorit, Hollandë 1996 si dhe ftesa e shtyrë për pjesëmarrje në Festivalin e Gjashtë Botëror, Rusi 2020 (shtyrë për 2021). Në nderim të 25 nëntorit, po publikoj disa foto të grupit gjatë pjesëmarrjes në disa prej aktiviteteve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Në respekt gjithashtu të themeltarëve të këtij grupi në ditën e krijimit dhe nisjen e këngës së “Bilbilit” po citoj emrat e tyre:

Sejmen Gjokoli, Drejtor, Lefter Çipa, Drejtues artistik, Këngëtarë: Ermioni Mërkuri, Qirjako Bala, Piro Mërkuri (Pilur) Arap Çeloleskaj, Sinan Gjoleka, Spiro Çino (Vranisht) Arjan Shehu, Mehmet Vishe, Petrit Lulo (Gjirokastër) Atashuar menjëherë pas themelimit: Leko Gjoleka, Bego Vangjeli, Sulo Bozhani (Dukat) Theksojmë se gjatë viteve në vazhdim e deri në ditët e sotme kanë kontribuar edhe mjaft këngëtarë të tjerë të nderuar ku, të gjithë bashkë, bëjnë historinë brilante të grupit “Bilbili”, Vlorë. Grupi ” Bilbili” është anëtar i Cioff prej vitit 1995. Nga Sejmen Gjokoli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME