Categories Lifestyle

Kur pema e Krishtlindjeve mbulohet nga dhuratat

Një nënë e tre fëmijëve është quajtur “egoiste”  dhe e “pështirë”, pasi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku pema e saj e Krishtlindjeve nuk duket nga dhuratat.

Grumbulli i dhuratave është aq i madh saqë nga pema gjigande duket vetëm maja e saj.

Emma Tapping, 38 vjeçe është kritikuar shumë nga njerëzit në Instagram, pasi ajo mund ti kishte dhuruar një pjesë të dhuratave, sepse ka njerëz që kanë nevojë.

“Shumë njerëz nuk kanë asgjë dhe ju duhet ti dhuroni,” shkruan një person.

“Personalisht unë mendoj se kjo është qesharake, kjo është shumë egoiste”.

Një tjetër shkruan: “Kjo foto është e neveritshme”.

Ajo ka pranuar se ka shpenzuar 2000 Paund për të blerë dhurata dhe nuk ndihet aspak keq.

“Janë paratë e mija dhe mund të bëj çfarë të dua”, u ka thënë ajo kritikuesve.

Sigurisht ka patur dhe njerëz që e kanë mbështetur, duke argumentuar se Emma ka të drejtë të bëjë ç’të të dojë me paratë e veta.

Nuk është hera e parë që Emma nga Isle of Man ndeshet me kritika në rrjetet sociale.

Emma ka thënë se të gjitha dhuratat që ka blerë fëmijët e saj mund ti përdorin gjatë gjithë vitit.

“Krishtlindja ka qenë gjithmonë një ditë e madhe për mua dhe më pëlqen të shpenzoj. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë punoj shumë. Kam dy punë. Unë mendoj për veten time dhe janë paratë e mija dhe ata janë fëmijët e mi. Nëse unë dua tu ble dhurata atyre askush nuk mund të më ndryshojë mendjen”, është shprehur Emma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME