Categories Lajme

“Kur të kthehej nga misioni, do vishej nuse”, nëna e saj rrëfen telefonatën

Dhimbja është ende e madhe në shtëpinë e dëshmores së Atdheut, nëntetares Zarife Hasanaj. Prindërit e kanë të vështirë të gjejnë fjalët e duhura pikërisht në ditën kur një vit më parë vajza e tyre humbi jetën tragjikisht në Letoninë e largët. “Nuk mund ta përshkruaj as me fjale, as me zemër as me shpirt”, thotë nëna e nëntetares. Fëmija i katërt i familjes Hasanaj, e kishte pasion uniformën ushtarake. Ajo ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. 32 vjeçarja mezi ua kishte mbushur mendjen prindërve të shkonte. “Ne ruajmë shumë kujtime, se kjo ka qene shume e lidhur, me u vesh me ushtrinë. Ajo na thoshte mos ma prishi, këtë ëndërr dua ta realizoj”, tha nëna.

E ëma, Riva, kujton telefonatën e fundit me te bijën ndërsa e ka ende një peng në zemër. “Më tha; “Mami mos u bej merak. Po shkoj në pune flasim me vonë. Kur shkoj tek varrezat shikoj e shikoj si hije e përqafoj. Meraku më i madh kur erdhi me arkivol nuk e përqafova vetëm buzën kam vënë pak ne ballë, se thonin; “mos e prishni”.”, tha nëna e saj. Kur të kthehej nga misioni 32-vjecarja do te vishej nuse. “Kur të kthehej do ndërronin nishaniet, pasi kishte rënë në dashuri me një djalë nga Tepelena”, tha nëna per News 24.

Në nëntor të 2019 prindërit e nëntetares u ftuan në bazën Adazi ne Rige ku pranë vendit të ngjarjes panë të shënjuar përjete emrat e Zarifes dhe majorit Klodian Tanushi. E ëma e saj kërkon që t’ jepet një përgjigje se çfarë ndodhi vërtetë një vit më parë. Presin me padurim përfundimet qe do te dalin nga hetimi por edhe celularin e vajzës.

“Ishte pritje madhështore. Donim të dinim se çfare tha në fund, se kush e kapi. Kaq! Pse m’u zvarriten kaq fort gjerat personale të vajzës”, pohoi ajo. Zarifesë i duheshin vetëm pak dite për e përmbyllur misionin dhe të kthehej në atdhe por një municion luftarak plasës i mori asaj jetën tragjikisht në Letoninë e largët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME