Categories Sport

FFK-ja këmbëngul se paratë nga UEFA e FIFA s’janë për klubet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka këmbëngulur se ndihmat financiare që FIFA dhe UEFA i ka dhuruar janë vjetore kushtuar projekteve të federatës, por është zotuar se do t’iu ndihmojë klubeve përmes pakos emergjente të Ministrisë së Sportit dhe fondeve të tjera, pas ankesave të shumta që i mori.

Shtëpia e futbollit kosovar i pranoi 500 mijë euro nga FIFA dhe plot 4.3 milionë euro nga UEFA ditë më parë. Klubet e Ipko Superligës në veçanti pretendojnë se atyre u takon hise nga këto shuma, por FFK-ja nuk pajtohet. FFK-ja njofton se ua ka bërë me dije përfaqësuesve të klubeve të Superligës sot gjatë një takimi se paratë në fjalë janë për projektet e federatës por u ka premtuar ndihmë gjithsesi.

“Është biseduar rreth fondeve nga UEFA e FIFA, ku nënkryetari Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Salihu ua kanë sqaruar klubeve se këto fonde janë të përvitshme për projektet e federatave, por këtë herë UEFA ka vendosur që t’ua alokojë këto mjete më herët si pasojë e pandemisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Ndërkohë, klubet janë njoftuar se FFK do t’i qëndrojë atyre afër dhe se të gjitha mjetet që do të vijnë nga pako emergjente e Ministrisë së Sportit do t’u përcillen klubeve, derisa KE i FFK-së do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për t’i ndihmuar klubet sërish nga fondet e saj, varësisht se si do të rrjedhë situata me pandeminë dhe nëse do të fillojë apo jo kampionati”, shkruhet më tej në komunikatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME