Categories Lajme

Si funksionon laboratori i vetëm në Shqipëri

Ky është laboratori i vetëm kombëtar në Shqipëri për kryerjen e analizave për personat e dyshuar me Sars-Cov 2. Deri më sot ky laborator ka kryer 9,521 testime, ku 832 prej tyre kanë rezultuar pozitivë Por si kryhet procesi i analizave në laboratorin e virologjisë. Epidemiologët e terrenit janë të parët që përballen me të prekurit dhe ata që sjellin mostrat dhe i regjistrojnë në ISHP. Më pas puna vijon nga stafi i 6 specialistëve të shëndetit.

“Mostra vjen nga epidemiologët e terrenit ose nga spitali, në termobokse me akull dhe skeda që shoqëron mostrën kalon në sektorin e epidemiologjisë, me një numër të caktuar identifikues. Një nga procedurat më me risk pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP është inaktivimi i mostrës së infektuar. “Ndodhemi në Laboratorin Kombëtar të Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe konkretisht ndodhemi në laboratorin e nivelit të tretë të sigurisë, aty ku bëhet inaktivizimi i virusit për Sars-Cov 2, apo i njohur ndryshe si koronavirus”.

“Një nga procedurat që kryhet është inaktivimi i mostrës, në mënyrë që mostra të mos jetë aktive dhe të përbëjë risk për personelin”. Pas këtij procesi, i cili zgjat afro 30 minuta, një pjesë e mostrës ruhet në ngrirje. “Dhe më pas një pjesë e mostrës ruhet në ngrirje për t’u përdorur për qëllime të tjera.

Ndërsa pjesa tjetër kalon për ekstraktimin e materialit gjenetik, arn virale”. I gjithë procesi i analizave kruhet në tre dhoma të ndara, Esktraktimi i materialit gjenetik dhe më pas analizimi i reagentëve kalojnë në një konfiguracion në kompjuter, që tregon nëse personi i dyshuar është apo jo pozitiv. Ky konfiguracion të dhënash tregon rastin e një personi që rezulton i prekur.

Ndërsa kjo analiza tjetër rezulton negativ. Por për të mbërritur deri këtu, i gjithë procesi zgjat 6 deri në 8 orë. Laboratori i Virologjisë funksionon gjatë 24 orëve. Po kaq i duhet edhe një personi të presë për përgjigjen e testit. Sipas ekspertëve të ISHP, ky laborator mund të kryejë deri në 500 testime në ditë, por fatmirësisht deri tani i është dashur të kryejë afro 250 analiza gjatë 24 orëve. Pas mjekëve, heronjtë e heshtur të epidemiologëve dhe laborantëve tashmë prej dy muajsh po përballen me rastet e evidentuara. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME