Categories Lajme

‘Kur të shes një pikturë, atë do e blej, është kryevepër”, Rama nga burgu i grave: Do rikthehem, mbase pa kamera rrëfeheni, unë si gjysmë prift e gjysmë hoxhë…

Me miratimin në Parlament ditët e para të Janarit, 28 gra të dënuara do të lënë qelitë. Kryeministri Edi Rama ishte sot në burgun e grave në Tiranë dhe premtoi se pas lirimit të tyre qeveria do e kthejë vëmendjen nga to që të kenë një mbështetje për të rinisur jetën jashtë hekurave. “Do kujdesemi që gjithësecilës ti jepet një mundësi për punë, me vëmendje të kuptojmë cfarë nevojash mund ti plotësojmë do bëjmë që nga ana jonë të paktën të mos ndieni indiferencë por solidaritet”.

Ndërsa me syrin e piktorit, kryeministri Rama i magjepsur nga një prej pikturave të varura në oborrin e burgut, tha se sapo të shesë një nga pikturat e tij do blejë atë, jo për bamirësi, por sepse thjesht është kryevepër sic tha ai. “Pashë me bisht të syrit aty një pikturë që është një kryevepër, gjëja e parë që do doja të bëja është që në momentin që do shitet një pikturë e imja me ato që do marr do blej atë pikturën aty jo për bamirësi por është një kryevepër, ju siguroj”.

Rama premtoi se pas vitit të ri do rikthehet përsëri për të diskutuar se cfarë mund të bëhet me shumë.
“Mbase këto vepra që janë aty në mur të shohin dritën jashtë atyre mureve, të krijojmë një ekonomi të vogël të institucionit që nuk është e vogël për secilën individualisht. Faleminderit për këtë emocion e këtë shkembim fjalësh në këtë shesh që është i paharrueshëm për të gjitha ju, por mbreslënës edhe për mua. Ju thashë që në një moment tjetër pas vitit të ri do rikthehem për të diskutuar, por në një ambient më të ngrohtë që edhe ju ta keni më të lehtë për të folur, e unë me ktë pamjen time prej gjysmë prifti e gjysmë hoxhe besoj do jetë edhe më e lehtë për ju që të rrëfeheni pa kamera”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME