Categories Lajme

“Kur teshtijmë nxjerrim një milion spërkla”, Brataj: Përse maska vlen në ambientet e hapura

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e COVID-19, rritjen e rasteve të reja si edhe rëndësinë e përdorimit të maskave edhe në ambiente të hapura. Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Brataj tha se studiuesit kanë arritur në përfundimin se mutacionet e COVID-19 janë më të ngadalta sa edhe vetë gripi. “Një kurë e fazës së lehtë nuk ka pse të kalojë dy mijë lekë. Ilaçet më efektive sot janë antibiotikët që përballojnë temperaturën. Është me rëndësi të komunikohet me mjekun e familjes”, tha ai.

Brataj gjithashtu shpjegoi edhe arsyet e rëndësisë së përdorimit të maskave në ambientet e hapura. Për mjekun kjo masë është një masë e vlefshme, ndërsa sqaron se me përdorimin e maskës nuk ndalohet virusi, por ndalohen spërklat. “Maska është masë që vlen. Ne në dorë kemi higjienën, distancën dhe maskën. Maska nuk ka lindur për viruset ka lindur për mikrobet. Ne nuk ndalojmë virusin, por ndalojmë spërklat. Në studimet e fundit është parë gjatë një bisede në një minutë nxjerrim 3 mijë spërkla, kur teshtijmë mund të nxjerrim deri në 1 milion spërkla. Nëse virusi e ka 0-3 dimensonin, spërkla e ka 5-10 mikron. Filtrat janë bërë deri në 5 mikron, spërkla është më e madhe dhe detyrimisht ndalon tek maska. Një spërkël mund të ketë 70 deri në 100 viruse brenda, pra koncepti i parandalimit është që ndalohen spërkla, pasi ne kur flasim nuk nxjerrim vetëm ajër. Të mos harrojmë se të folurit normal është deri në 50 cm, kolla shkon deri në 1 m, teshtima shkon deri në 7-8 metër, imagjinoni sa miliona viruse nxjerrim një moment. Pra këto miliona që dalin, ndalojnë tek maska. Kur vihet maska, si koncept brenda dhe jashtë ka këtë qëllim. Nuk po themi që jemi 100% të mbrojtur. Karantina është varianti i fundit dhe shpresoj të mos arrijmë deri te karantina”, sqaroi Brataj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME