Categories Lajme

Kura falas nis vetëm pas përgjigjes së tamponit, mjeku shpjegon procedurat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një video shpjeguese se si qytetarët e prekur nga COVID19 mund të përfitojnë barnat falas sipas skemave të trajtimit të përcaktuara nga mjeku i familjes.Në videon e publikuar, mjeku Dr. Bujar Mema në Qendrën Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, shpjegon hapat për përfitimin e barnave falas të pacientëve me COVID19.

“Ne sapo biseduam me një paciente që kishte disa ditë me shenja që dyshohej për covid. E kishim referuar për të bërë dhe tamponin dhe na erdhi përgjigjia që personi, pacienti është me tampon pozitiv. Gjejmë pacientin në rregjistrin e banorëve. I japim statusin person me covid. Përcaktojmë stadin e të sëmurit dhe skemën e mjekimit që do të ndjekim me këtë të sëmurë. Duke u nisur dhe nga kartela mjekësore e të sëmurit në lidhje me sëmundshmërit e mëparshme, në lidhje edhe me moshën, në lidhje edhe me klinikën, gjykojmë për dhënien e mjekimit përkatës, duke përfshirë në skemë edhe vitaminat, edhe antibiotikun, edhe qetësues për temperaturën.

Dhe pasi plotësojmë komplet recetën e të sëmurës, klikojmë dhe nxjerrim kodin e recetës së kësaj pacienteje. Pastaj duke komunikuar me pacienten i’a nisim kodin me telefon, me mesazh, ose nëse ska mundësi apo aftësi për ta kryer këtë veprim, nëpërmjet të afërmve të personit, ose nëpërmjet farmacive që ka më afër mund t’i nisim kodin e recetës dhe ilaçet më pas përfundojnë në shtëpinë e të sëmurës”, shpjegon mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME