Categories Lifestyle

Kura me mjaltë dhe qepë si antibiotik natyral – Si ta përgatisni

Kombinimi i qepës me mjaltin mund të tingëllojë i pazakontë, por në të vërtetë është një kurë e mirë dhe krejt natyrale kundër infeksioneve bakteriale.

Kjo kurë e ka pikënisjen në traditat më të lashta të mjekësisë popullore dhe vetëm kohët e fundit është bërë subjekt i disa studimeve shkencore.

Ushqimi mund të jetë një ilaç i fortë dhe shërues për njeriun.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, si qepa ashtu edhe mjalti janë dy ushqime shumë shëruese për njeriun.

Ndikimi I Kurës Me Mjaltë Dhe Qepë Në Shëndet

Një studim i vitit 2012 analizoi ndikimin e qepës dhe mjaltit kundër 8 llojeve mikrobesh.

Sipas studimit, qepa dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet.

Kombinimi i tyre e bën fuqinë kundër mikrobeve të dyfishtë.

Për më tepër, si mjalti ashtu edhe qepa pengojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.

Sipas studimit, përdorimi i lëngut të qepës ka një ndikim shumë të fortë kundër mikrobeve përfshirë Stafilokokun.

Mjalti ka gjithashtu një ndikim të fortë por më të pakët se lëngu i qepës.

Kur ato kombinohen në sasi të barabarta, ndikimi i mjaltit dhe lëngut të qepës është më efikas dhe më i fortë kundër mikroorganizmave.

Efektet Anësore Të Kurës Me Mjaltë Dhe Qepë

Efektet anësore të kësaj kure ndodhin nëse ju e konsumoni atë në sasi të mëdha.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, ata që kanë probleme me hemoragjinë, gratë shtatzënë dhe njerëzit që duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha të qepës.

Kjo e fundit, në sasi të mëdha, mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Ndërveprimi Me Ilaçet

Njerëzit që janë alergjikë ndaj qepës dhe marrin aspirinë, mund të përballen me një intensitet të lartë të simptomave të alergjisë.

Nëse ilaçet si gentamicina i shoqëroni me mjaltë, efekti kundër mikrobeve është më i fortë se në rastin e përdorimit të vetëm të medikamentit.

Ndikimi i mjaltit të shëndet shumëfishohet nëse e kombinoni me kanellë, limon ose kafe.

Si Të Përgatisni Kurën Me Mjaltë Dhe Qepë

Përzieni një qepë mesatare të grirë dhe 3 lugë gjelle me mjaltë.

Mbulojini me një napë dhe lërini gjatë gjithë natës në temperaturë ambienti.

Të nesërmen, kullojeni dhe pijeni 2-3 herë në ditë si shurup për 3 deri në 4 ditë.

Konsumi duhet të jetë i ngadaltë dhe me lugë çaji që të shmangni problemet e mundshme në stomak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME