Categories Lajme

Kurbin, forcat e ushtrisë zbarkojnë në terren për të shuar zjarrin

Kurbini është “skuqur” nga flakët mbrëmjen e sotme. Një nga dy vatrat më kritike në Shqipëri është mbuluar nga një zjarr i madh që po përhapet në zonë. Në zonën e Drojes në fshatin Shpërdhet zjarri po vijon që nga orët e pasdites.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Kurbinit kanë shkuar edhe forcat Ushtarake të Zall Herrit. Kjo ka bërë që disa vatra zjarri të izolohen megjithatë rreziku nuk është larguar ende.

Gjatë orëve të mesditës, zjarri në kurorën e pishave në Shpërdhet përfshiu sipërfaqe të madhe bimësie. Situata u përkeqësua në orët e pasdites kur zjarri mori përmasa më të mëdha.

Forcat ushtarake të Zall Herrit, po asistojnë edhe në fikjen e zjarrit në fushën “Demokracia” në Mamurras, ku rrezikohen edhe 5 shtëpi të cilat janë të ndërtuara në afërsi të pyllit. /ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME