Categories Lajme

Kurbin, grabitësit e ndjekin dhe i marrin Audi-n Q7, kosovarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. 6 persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e paisur me fenolinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke I grabitur atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO. Meriton Ahmetaj, 27 vjeç, nga fshati Korishë I komunes së Prizrenit ka rënë viktimë e grabitësve.

Ai ka qenë duke u kthyer nga Mali I Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njera prej të cilave e paisur me fenolinë policie I janë venë në ndjekje. Drejtuesi I automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h.

Nderkohë që kur ka vënë re se automjeteti me fenolinë policie po I qëndronte prapa, ai ka rritë shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht. Në këtë moment njera prej automjeteve e ka parakaluar audin Q7 me të cilen udhetontë shtetasi nga Kosova duke I bllokuar rrugën, nderkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.

Personat e armatosur me kallashnikov I kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorezojë automjetin, përndryshe do t’a vrisnin. Drejtuesi I automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorezuar automjetin grabitësve. Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorë deri ne keto momente

Kurbin, Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME