Kuriozitete

Çmendet turistja! Heq të gjitha rrobat dhe hidhet nga ura (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua e re zhvishet e gjitha para shumë njerëzve në një urë në Portugali. Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua teksa bëri një zhytje të rrezikshme nga Ura Dom Luis I në Porto.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë gruan, e cila thuhet se ishte e dehur, teksa zhvishet para njerëzve të pranishëm aty dhe më pas hidhet në lumin Douro.

Por jo vetëm kaq, pasi asaj iu bashkuan edhe dy burra “topless” që qëndronin në buzë të urës. Pasi fillimisht ajo hoqi rrobat lart, turma nisi që të brohoriste dhe gruaja në fjalë nuk ngurroi që të hiqte edhe pantallonat.

Sipas raportimeve lokale, patrullat e policisë kanë kontrolluar zonën pas incidentit por nuk mundën që të gjenin asnjë nga personat e përfshirë. Si pasojë deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se gruaja që u hodh nudo në lum është parë përsëri duke notuar, pa pësuar shumë dëmtime. Gjithashtu identiteti i saj mbetet i panjohur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close