Categories Lajme

Pagat/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal, tre oficerë zbarkojnë tek AKSHI, ISSH dhe Tatimet

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal për “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik” dhe “Shpërdorim detyre” lidhur me skandalin e rrjedhjes së databazes së pagave të janarit 2021. Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për të kryer veprime tek AKSHI, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve.

Në lidhje me këtë material hetimor ka dyshime të arsyeshme se mund të kemi dëmtime të rënda të hetimeve thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Për sa më sipër mbështetur në nenin 191 pika 3 të Kodit të procedurës Penale urdhërohet. Mbajtësi (Administratori ) ose kontrolluesi i të dhanve kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat janar 2021.

Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore Lulzim Aliaj, Sokol Muslia si dhe Soner Nuni të cilët do të përpilojnë procesverbalet përkatëse lidhur me këtë provë material dhe ta administrojnë një kopje të tij në fashikullin e hetimit. Po kështu kërkohet të njoftohen me këtë vendim personat e interesuar të cilët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës brenda afatit ligjor të marrjes dijeni.

Të dhënat e pagave të janarit të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp prej ditës së djeshme. Ndërkohë sot ndërsa Rama ishte në konferencë për mediat për këtë skandal teksa u publikua dhe databaza me pagat e prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME