Categories Lajme

Mbytet gomonia në ishullin grek! Dyshohet se kanë humbur jetën dhjetëra refugjatë

– Autoritetet greke bëjnë me dije se dhjetëra refugjatë kanë mbetur të vdekur pasi një gomone me rreth 50 persona, u mbyt në ishullin Folegandros.

Pothuajse 24 orë pasi operacioni i shpëtimit filloi të martën vonë, zyrtarët e rojes bregdetare thanë se nuk kishte gjasa të gjendeshin të mbijetuar.

“Përpjekjet do të vazhdojnë, por në ujërat shumë të ftohta dhe shumë të thella, gjasat për të gjetur dikë të gjallë po pakësohen nga ora në orë”, ka thënë Nikos Kokkalas, zëdhënësi i rojes bregdetare helene, i cili shtoi se, të mërkurën vonë, ekipet e shpëtimit kishin gjetur trupin e vetëm një burri.

Incidenti vjen më pak se pesë ditë pasi zyrtarët e OKB-së për migracionin thanë se 164 persona ishin mbytur në brigjet e Libisë, tani pika dominuese e tranzitit për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME