Në vendin tonë janë konfirmuar dhe rastet e para të variantit më të ri “Omicron”. Rastet e para janë dy qytetarë nga Tirana të cilët kishin ardhur nga Kroacia.
Ndërkohë paraditen e kësaj të enjte në mbledhjen e Komitetit të ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli bëri me dije se analizat e dërguara në Gjermani kanë identifikuar dhe rastet me Omicron në vendin tonë. Ndërkaq sa i përket masave kufizuese në vendin tonë ato kanë ngelur të njëjta përjashtim bën vetëm nata e ndërrimit të viteve.
