Categories Lajme

Andi Bejtja reagon për rrogën por s’thotë a i merr a jo: Publiku di të dallojë m*tin nga lulet…

Analisti Andi Bejtja, ka reaguar pas skandalit të publikimit të rrogave të 630 mijë qytetarëve. Sipas database të publikuar thuhej se Bejtja nga “AGONSET”  merr një pagë prej 1,849,028.00  lekë, si drejtor i departamente të radio-televizioneve, edhe pse “Agon Channel” është mbyllur prej 6 vitesh.

Bejtja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “6 vite më parë mbi qindra punonjës të këtij televizioni në opozite të plotë me regjimin mbeten rrugeve duke mos mare pagen per muaj  te tere, duke shkelur cdo ligj qe kishte te bente dhe me adminsitrimin shteteror, I cili ishte i detyruar te jepte pagat qe nuk u ndane kurre”.

Bejtja lë të “hapur” çështjen e rrogave teksa me ironi dhe revoltë shkruan se “ky public kaq i manipuluar e i bombarduar nga nje propaganda agresive, pas 30 vjeteve di te dalloje mutin nga lule”.

“Spekullimet e uleta sikur gazetare, punonjes te ish Agon Channel vazhdojne marin pagat dhe 6 vjet pas mbylljes arbitrare te Agon Channel, te vertetuar nga Gjykata Nderkombetare si hakmarrje politike te regjimit, jo vetem jane lehtesisht te vertetueshme, por jane teresisht qesharake…6 vite me pare mbi qindra punonjes te ketij televizioni ne opozite te plote me regjimin mbeten rrugeve duke mos mare pagen per muaj  te tere, duke shkelur cdo ligj qe kishte te bente dhe me adminsitrimin shteteror, I cili ishte i detyruar te jepte pagat qe nuk u ndane kurre…..

Ky regjim i ka shume borxhe ne cdo kuptim punonjesve te Agon dhe financiarisht dhe moralisht, por mos ngopesh as me kete dhe te guxosh psh te barazosh e te ciflosesh Lubonjen qe ka kater dekada qe ben opozite me cdo regjim, me bojaxhinjte e pushtetit qe bredhin nga studio ne studio, apo me ata ata gazetare, kushurinj e kuneter qe figurojne te borderote e Iceneratoreve, nuk eshte as me pak e as me shume po mutesi….

Une jam i bindur se dikush mbreme eshte ulur ne divan dhe ka pare me endje se si me berjen publike te kesaj liste ka arritur ta zhvendose vemendjen nga ato afera te medha korruptive per te cilat cdo regjim do kishte rene, ashtu sikurse jam i bindur se dhe ky public kaq i manipuluar e i bombarduar nga nje propaganda agresive, pas 30 vjeteve di te dalloje mutin nga lulet…” shkruan Bejtja ndër të tjera.newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME