Categories Kuriozitete

Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin

Një avion me 337 pasagjerë në bord është detyruar të ndryshojë drejtimin pasi piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit. Airbus A330-243 i cili po fluturonte nga Frankfurt, Gjermani, për në Cancun të Meksikës, u ul në Shannon të Irlandës. Kjo sepse panelet e kontrollit audio të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë doli tym. Pilotët përdorën maska oksigjeni për të vazhduar udhëtimin. Për fat të mirë nga incidenti nuk pati të lënduar.

Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi kompaninë ajrore ku ndodhi incidenti gjatë fluturimit më 6 shkurt 2019. Megjithatë organizata e pavarur jofitimprurëse Flight Safety Foundation tha se kompania ishte Condor Airlines. Avioni u operua nga Thomas Cook Airlines.

AAIB thotë se piloti kryesor po monitoronte bashkëpilotin mbi Oqeanin Atlantik kur ju shërbye kafja. Kafetë ju dhanë me gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin. Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por gota u rrëzua. Shumica e kafes ra në prehrin e tij dhe një sasi e vogël u derdh në panelin e kontrollit, duke filluar shkrirjen e butonave.

Kjo çoi në prishjen e paneleve të kontrollit dhe vështirësi në komunikim. Më pas u mor vendimi për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës Në ekzaminimet mjekoligjore një…

LEXO ME SHUME