Categories Kuriozitete

Ky Aston Martin klasik i princit Charles përdor verë në vend të naftës

Princi Charles është i njohur edhe si ambientalist, por thuhet se ai zotëron mbi 100 vetura. Njëri nga ta është edhe Aston Martin DB6 Volante i cili si karburant përdorë tepricën e verës për të lëvizur, shkruan Motor1. Ky model…
Princi Charles është i njohur edhe si ambientalist, por thuhet se ai zotëron mbi 100 vetura.

Njëri nga ta është edhe Aston Martin DB6 Volante i cili si karburant përdorë tepricën e verës për të lëvizur, shkruan Motor1. Ky model ndoshta është më i famshëm nga ata që i posedon Princi Charles dhe ky DB6 Volante ka luajtur një rol të rëndësishëm në dasmën e djalit të tij Princi William dhe tani dukeshës Kate Middleton në vitin 2011.

Tani, duke folur në një dokumentar të BBC-së për 70 vjetorin e tij të lindjes, Princi i Uellsit ka zbuluar se erdhi ideja e kësaj veture që lëvizë me verë.

“Ata zbuluan se vetura mund të lëvizë me tepricën e verës së bardhë angleze, por po ashtu nuk e kuptoja se ata mund të përzienin edhe hirrën në të”, ka thënë Princi.

“Inxhinierët e Astonit thanë: ‘Oh, do të prishet e tëra’”, shtoi ai. “Unë thash, ‘atëherë nuk do ta vozisë atë’, kështu që ata janë marrë me të dhe tani e pranojnë se ky model punon më mirë dhe është më i fuqishëm sesa ato modele me benzinë”.

“Dhe gjithashtu, i vjen erë e mirë ndërsa jeni duke e vozitur atë”, tha Princi Charles.

Pjesa më e madhe e koleksionit të veturave të Princit Charles thuhet se janë me motor të përshtatshëm me mjedisin duke përfshirë motorët me vaj të gatimit, por kjo nuk është e tëra. Po ashtu, treni i Mbretëreshës është i konvertuar për të lëvizur me një alternativë mjedisore.

“Më është dashur një kohë e gjatë për ta bërë atë veturë që të lëvizë me vajin për gatim”, tha Princi Charles, përcjell Koha.net. “E cila në fakt, në fund, ka punuar mjaft mirë”, shkruan Motor1.

“Por, unë nuk e di”, tha ai. “Ata thonë se e bllokon motorin apo diçka të tillë”.

Muajin e kaluar, Princi Charles pranoi veturën e tij të parë tërësisht elektrike, Jaguar I-Pace. Ky model ka eksterier me ngjyrë të kaltër “Loire” dhe është i vetmi I-Pace me këtë ngjyrë. Atij i është bashkuar edhe Aston Martini, një Jaguar XJ dhe Audi A8 në mesin e shumë modeleve të tjera në garazhin Mbretëror.

Gjithashtu, familja Mbretërore ka disa Land Roverët, Range Roverët, Jagurët dhe Bentleyt. Duka i Cambridget ka pasur një Audi A5 Sportback, ndërsa Dukesha e Cambridget një A3. Prince Harry, thuhet se ka një S3 dhe ka pasur një RS6. Përveç modelit modest Ford Mondeo i bazuar në Jaguar X-Type, Mbretëresha zakonisht është parë në njërin nga dy Bentleyt anti-plumb me vlerë prej 10 milionë funte secili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

“Qielli do të errësohet & temperatura do të bjerë”/ Ja çfarë duhet të dini për 8 Prillin

Më 8 Prill globi do të ketë mundësinë që të përjetojë eklipsin e dytë të…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Ja disa fakte argëtuese rreth çokollatës

Ja disa prej fakteve me interesante rreth çokollatës: Origjina e çokollatës daton në qytetërimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

12 kulte të frikshme dhe famëkeqe që janë ende aktive

Mund të themi se çdo fe është një kult, por ndryshimi kryesor është se kultet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 23 mars 2024

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Test optik / A mund ta dalloni gabimin në këtë foto?

Testoni aftësitë tuaja të vëzhgimit përmes kësaj përballjeje vizuale! Kjo foto na tregon një imazh…

LEXO ME SHUME