Categories Lajme

VIDEO/ “Ta thej telefonin”, gardisti ‘sulmon’ aktivistin e Shoqërisë Civile, Disha: Ja çfarë më tha policia

Aktivisti Zirkon Disha, ka ironizuar selinë e Kryeministrisë, për mënyrën se si është katandisur, ku në krahë të saj është ngulur një kërpudhë, ndërkohë që dritat që herë fiken e herë ndizen e bëjnë të duket herë si kazino e herë si bordello.

Me anë të një video “live” në rrjetin social “Facebook”, Disha i përgjigjet Kryeministrit për heqjen e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër, por filmimi i Kryeministrisë ka irrituar një gardist, i cili është përplasur verbalisht me aktivistin, duke i kërkuar jo vetëm që të mos filmojë, por edhe duke e kërcënuar se do t’i thejë telefonin.

Video:

Pas kësaj, ai është shoqëruar nga dy efektivë të rajonit numër 1 të kryeqytetit, të cilët sipas Dishës e kanë kuptuar se ai nuk po bënte asgjë të kundërligjshme dhe e kanë lënë të lirë pas sqarimit të situatës.

Në sqarimin e tij Disha tregon rreth incidentit ndërsa shprehet se është kërcënuar nga gardisti i cili ka marrë të gjitha të dhënat e tij për informim.

“Sapo u sqarova me policinë e rendit. Ishin dy policë të rajonit numër 1, të cilët më dhanë të drejtë për atë çfarë po bëja sepse nuk kisha thyer asnjë ligj. Unë po filmoja në një ambient publik. Mesazhi besoj se ishte i qartë, ndërsa punonjësi i Gardës në mënyrë arbitrare dhe krejt agresive më kërcënoi. Mori gjithë të dhënat e mia për të verifikuar identitetin tim. Është për të ardhur keq sjellja e tij dhe me çfarë autoriteti ai veproi në atë mënyrë. Gjithsesi vazhdoj të jem i lirë”,- ka thënë Disha.

Video 2:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME