Categories Kuriozitete

Momentet shokuese kur peshkaqeni i bardhë gëlltit zogun që tentoi t’i merrte ushqimin

Pushuesit që po shikonin mbetën me gojë hapur teksa një peshkaqen e madh i bardhë ka gëlltitur nga prapa një zog gjuetie që po priste ushqim prej turistëve.

Momentet dramatike u kapën në kamera teksa tregonin pulëbardhën gjigande që po hante një copë ton të hedhur për të ndjellë peshkaqenët, kur predatori gjigand doli në sipërfaqe në stilin më impresionues.

Turistët dëgjohen që lëshojnë klithma tmerri kur peshkaqeni mori me vete nën ujë prenë e tij të pazakontë, megjithse më vonë e kishte pështyrë përsëri jashtë, të ngordhur.

Në pamje zogu me pupla shihet që ha copën e tonit të hedhur nga operatori turistik Calypso Star Charters në brigjet e Port Lincoln, në Australinë e Jugut, kur peshkaqeni i madh i bardhë del nga uji duke e gëlltitur të gjithë shpendin.

Ben Kessler, zhytësi që regjistroi momentin e vrazhdë tha se kishte tentuar të trembte zogun nga bisha e frikshme por ajo nuk i vuri re sinjalet e saj.

“Të gjithë u shokuan dhe u emocionuan, ishte diçka e rrallë ajo që dëshmuam. Ndodhi shumë shpejt,” tha Kessler.

“Peshkaqeni duket se ngacmoi dy herë zogun, ai ia dha sinjalet e tij por zogu u rikthye përsëri më vonë”, tha Kessler duke shtuar se nuk është e pazakontë që peshkaqenët të v rasin konkurrentët që ngacmojnë ushqimin e tyre, ose në këtë rast t’i kthejnë ato në ushqim. “Çuditërisht peshkaqeni e hëngri zogun por më vonë e kishte nxjerrë përsëri jashtë të ngordhur”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME