Categories Lajme

Shqiptari i mposht të gjithë, shpallet ushtari më i mirë në botë për vitin 2021

Anëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sokol Ahmeti, është shpallur ushtari më i mirë në garën ndërkombëtare e cila është mbajtur në Kroaci.

Ahmeti i cili është pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë ka arritur të zë vendin e parë në këtë garë ku pjesëmarrës ishin edhe ushtarët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe. Në njoftimin e shoqatës së garës ndërkombëtare shkruhet:

“Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dalë i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkrimi i rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake.

Pjesëmarrja në gara të tilla konsiderohet si mënyrë për të promovuar vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur atje është parë si dëshmi e profesionalizmit dhe përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME