Categories Kuriozitete

Rreh veten në ashensor, denoncon bashkëshortin për dhunë

Një grua kishte denoncuar bashkëshortin për dhunën në familje, duke treguar përpara policisë shenjat e disa plagëve në fytyrë, por në të vërtetë i kishte shkaktuar vetë. Ngjarja ndodhi në Sydney, Australi dhe u raportua nga mediat më të rëndësishme në vend, përfshi këtu edhe The Sun.

Faisal Khan, një burrë me kombësi australiane, por me besim islamik, ishte takuar me Asmae , një vajzë marokene, nëpërmjet një vendi ku takoheshin njerëzit me besim mysliman. Të dy kishin rënë në dashuri dhe u martuan, por pas tetë muajve martesë, Faisal kishte filluar të dyshonte: njeriu, në fakt, dyshonte se Asmae ishte martuar me të vetëm për të marrë nënshtetësinë australiane.

Për këtë arsye, Faisal Khan kishte vendosur që t’i drejtoheshe një avokati për të nisur procedurat për divorc. Një mbrëmje, kur ai ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur banesën të shkatërruar, me disa objekte të copëtuara dhe gruaja që i kishte bërtitur: “A mendoni se jeni më i zgjuar se unë? E di që po flet me avokatin. ” Menjëherë pas kësaj, gruaja u largua nga shtëpia për të hyrë në ashensor, ku ajo dhunoi veten me qëllimin që të denonconte bashkëshortin për dhunë në familje.

Menjëherë pas ankimit të gruas, Faisal Khan ishte arrestuar, por kishte arritur të merrte regjistrimet e kamerave brenda dhe jashtë ashensorit. Aty shihej qartë kur gruaja qëllonte veten. Në fund, Faisal u lirua nga të gjitha akuzat, ndërsa Asmae, tani po hetohet për akuzë të rreme, ndonëse është arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Opinion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME