Categories Kuriozitete

Studimi i fundit sjell fakte të reja tronditëse mbi tradhtinë

Kush ka tradhtuar një herë do ta bëjë atë gjithmonë? Sipas shkencës, po, veçanërisht nëse ekzistojnë disa faktorë që predispozojnë tradhtinë. Tradhtia është e vështirë për t’u kapërcyer dhe nuk i referohemi vetëm personit të tradhëtuar, i cili duhet të harrojë, por edhe atij që e ka tradhëtuar, të cilët vështirë se nuk e përsërisin më gabimin. Sipas një studimi shkencor të kohëve të fundit, në fakt, ata që tradhtuan dikur do ta bëjnë atë përsëri në të ardhmen, madje edhe me një partner të ri. Në të njëjtën mënyrë, ata që janë tradhtuar do të bien në dashuri përsëri me dikë që do ta tradhtojë. Le të shohim pse.

Studimi që zbuloi këtë të vërtetë rreth tradhtisë u botua në arkivin e sjelljeve seksuale dhe u bazua në një mostër prej 484 personash, të gjithë në një lidhje dashurie ose të martuar. Pjesëmarrësit u pyetën nëse po tradhtonin partnerin në këtë kohë dhe nëse ata kishin vepruar kështu në të kaluarën, ose dyshoheshin se ishin tradhtuar.

Nga përgjigjet e tyre u bë e qartë se ata që kishin tradhtuar partnerin e tyre më parë kishin prirjen ta bënin atë tre herë më shumë se ata që në të kaluarën kishin qenë gjithmonë besnikë. Gjithashtu, ata që në të kaluarën ishin tradhtuar, kishin dy herë mundësinë për të krijuar një marrëdhënie romantike me dikë që do t’i tradhtonte sërish, pavarësisht nga dyshimi i tyre shumë i fortë për partnerin e ri.

Sipas autorëve të studimit, tradhtarët, sapo e kuptonin se ishin në gjendje të gënjenin, do të kishin tendencën ta bënin përsëri. Sigurisht, nuk është gjithmonë rasti, ka faktorë të tjerë në lojë, si qëndrimi në raport me tradhtinë, vullneti për të bërë gjërat të punojnë dhe llojin e tradhtisë (hallakatje një natë, serial tradhëtie apo lidhje paralele).

Shkurtimisht, nëse ju jeni tradhtuar, ndoshta ju mund të përpiqeni t’i jepni tradhtarit një shans të dytë, por mbani sytë hapur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME