Categories Lajme

Kursi i këmbimit në një javë/ Leku i qëndrueshëm ndaj monedhave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 22-28 qershor 2020, leku ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye me 124, 23 lekë ditën e hënë dhe shënoi luhatje të lehta gjatë javës për të arritur sërish në kuotën e 124,23 lekëve në fundjavë. Pozitat të qëndrueshme regjistroi edhe dollari amerikan. Monedha e gjelbër amerikane u këmbye në fillim javë me 110,83 lekë dhe zhvlerësua lehtë në kuotën e 110,20 lekëve, këtë fundjavë. Paundi britanik gjithashtu nga niveli 137,67 lekë që këmbehej të hënën zbriti në kuotën e 137,32 lekëve këtë fundjavë. Ndërsa franga zvicerane sot këmbehet me 116,83 lekë, kundrejt nivelit 116, 70 lekë që ishte në fillim javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME