Categories Politike

Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë po të kishte referendum

Për liderin opozitar të Kosovës dhe fituesin e zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti, nëse do të mbahej një referendum për bashkim me Shqipërinë ai do të votonte “Po”. Kurti ka dhënë një intervistë për Euronews, disa ditë pasi partia e tij Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet më 14 Shkurt duke i hapur kështu rrugën për të formuar qeverinë e re.

Albin Kurti ka folur rreth mënyrës si e sheh dialogun me Serbinë, një bashkim me Shqipërinë, trajektoren politike të Kosovës dhe rrugën e saj drejt integrimit europian. Ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit se më parë është shprehur se do të mbështeste një bashkim me Shqipërinë dhe se vazhdon të mendojë njësoj kështu.

Kurti tha se shteti i Kosovës është sovran dhe një vend i pavarur. Po ashtu ai ka cituar Kushtetutën që thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me asnjë vend tjetër. Megjithatë një referendum nga të dyja vendet do t’i hapte mundësinë një bashkimi sipas Kurtit.

“Unë besoj që pavarësia e plotë nënkupton pavarësi nga pavarësia, në mënyrë që të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose Bashkimin Europian. Dy referendume mund ta zgjidhin këtë gjë, në Shqipëri dhe në Kosovë, por kurrë duke dhunuar Kushtetutën tonë. Do të duhet që të ndryshohet Kushtetuta fillimisht dhe kjo mund të bëhet vetëm paqësisht dhe në një mënyrë demokratike. Nëse do të kemi forcuar shtetin e Kosovës, nëse mund ta bëjmë paqësisht dhe në mënyrë demokratike mendoj se do të votoja PO”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes u ndal edhe tek marrëdhëniet me Serbinë. Ai u shpreh se nuk do të marrë vaksina njësoj si Maqedonia e Veriut nga Serbia. Sipas Kurtit, Serbia i merr vaksinat në Rusi dhe Kinë. Ai u shpreh se vlerat e Kosovës janë drejt Perëndimit. Po ashtu sipas tij Serbia duhet që të përballet me të shkuarën dhe me faktin se ka kryer genocid në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME