Fatos Hoxha është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e ditës së sotme në Vlorë. Ai po drejtonte automjetin tip Hundai kur doli nga rruga në vendin e quajtur Shamogjin. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.
Informacion paraprak: Rreth ores 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
