Categories Lajme

Kush është babai i dy fëmijëve që u shua në aksident (Foto)

Vissar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën sot në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Përplasja e mjetit “BMW” me mbajtësen anësore të rrugëës shkaktoi edhe plagosjen e dy personave të tjerë Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

Miqtë e të ndjerit kanë reaguar në rrjetet sociale duke ndarë dhimbjen e tyre.

“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty”.

“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe absolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, janë disa prej postimeve.

Nga profili i Visar Meshit, kuptohet që është baba i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Durrësit dhe punonte si agjent doganor.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME