Categories Lajme

Kush është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, ja ç’premton

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land. Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%. Por partineri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa. Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozharani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria.

Musa deputeti i parë shqiptar

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg. Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale. “Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut”, konfirmon Sami Musa. Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar për demokraci”, ndësa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike. “Unë nuk dua të pres që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne, por dua të jap kontributin tim që gjërat t’i ndryshojë së bashku”, thotë për DW, Sami Musa. Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME