Categories Lajme

Kush është gjyqtarja e Elbasanit që preferon Genën…

Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu duket se është një admiruese e këngëtarit të njohur Gena, të cilit e ka ndjekur live gjatë një koncerti në qytetin e Elbasanit. Sipas “Fax”, magjistratja ka shkuar në lokalin e Klodian Çopjas, një prej personazheve me në zë të qytetit.

Ky i fundit është pronari i ligjshëm i bar-lokal “Living” që herë pas herë zhvillon edhe mbrëmje muzikore, siç edhe ishte ajo e natës së 16 qershorit me këngëtarin nga Korça.

Por kush është Çopja?

I riu nga Elbasani, ishte në vëmendje të mediave të huaja disa vite më parë, pasi në 2016, tre nga anëtarët e bandës u burgosën me 42 vite heqje lirie në total, mes tyre edhe Çopja. Ky i fundit është dën uar me 17 vite pas hekurave të burgut. Operacioni policor për kapjen e tij zbuloi 6 milionë euro dro gë. Mediat vendase i kanë dedikuar disa herë artikujt, duke i cilësuar si “koka mafi ash” që e kishin mbushur Britaninë e Madhe plot me koka inë, duke shkaktuar edhe uljen e çmimit të saj.

“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane. Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë.

Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani? Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja,”-shkruante dikur DailymMail për lokalin që frekuenton gjyqtarja.

Vetëm pak kohë më parë në Gjykatën e Elbasanit, kryetaja Enkelejda Kapedani u pezullua nga posti i saj për shkak të disa videove të publikuara në Tik Tok. AJo këndonte për maf ian dhe drejtonte gishtin e mesit në kamera, duke përcjellë edhe mesazhe për postin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME