Categories Kuriozitete

Kush është gruaja shqiptare që Tito ia dhuroi orën e arit

Nga shërbimi i detajuar e deri tek dhurata e orës prej ari – rrëfimi i Sanije Berishës, shërbyeses së Titos gjatë qëndrimit në Kosovë. Ishte vitit 1979 kur rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj kombëtar dhe ku muzika e vallëzimi jehonte gjithandej. Qytetarë të shumtë të veshur me veshje kombëtare, i prinin valles rrugëve të kryeqytetit.

E gjitha kjo ishte bërë në nder të ardhjes së ish-diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito.Parulla me mbishkrimin “Mirë se na erdhe i dashur shok Tito”, shihej në momenti kur ai kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës. Ai u prit me tapet të kuq dhe shumë përqafime. Por ku u akomodua Tito dhe kush e shërbeu atë – Insajderi ka realizuar një storie me shërbyesen e tij në atë kohë, Sanije Berishën.

Ajo kishte qenë vetëm 27 vjeçare kur kishte filluar punën si shërbyese në Hotelin Grand, në Prishtinë aty ku Tito u vendos. Në vitin 1978, ajo kishte lënë arsimin për të punuar në këtë hotel, më parë ajo kishte punuar si mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike. Mirëpo, rrethanat e kishin obliguar që të fillonte një punë krejt tjetër. Historia e saj është interesante. Si arriti ajo që në mesin e 20 personave të përzgjidhej si shërbyese e ish-diktatorit jugosllav.

Të premten e vitit 1978, Berisha kishte shkuar në intervistë me shpresë se nuk do të pranohej për të vazhduar më tutje, por ndodhi e kundërta. Shërbimi i detajuar nga stafi që udhëheqte zonja Sanije, pritja me torte, gj akosja e këmbëve nga puna e pa ndalur, dërgimi i çarçafëve në këmbë nga kati i parë deri në të katërtin, vetëm që mos t’i rrudhoseshin bëri që Berisha në fund të pranojë një dhuratë tejet të veçantë nga vet Tito, një orë prej ari që mbante firmën e tij. Me këtë veprim të Titos, u mahnitë edhe drejtorit i Grandit, që në atë kohë kishte qenë serb, i më pas vendosi të bëjë një festë për nder të orë që i ishte dhënë dhuratë Berishës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME