Categories Politike

“Kush gabon, paguan”, Rama e pranon dhe ka një kërkesë për Bashën

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët, i pyetur në lidhje me ndryshimet kushteutese për Reformën Zgjedhore tha se nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen e heqim. Rama pranoi se marrëveshja e dakordësuar me datën 5 qershor nuk i ka pëlqyr, ndërkohë që shtoi se nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim, ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve.

“Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth.”- tha Rama.

Rama shtoi se në politikë ka një rregull, se kush gabon paguan, duke ju referuar opozitës e cila braktisi Kuvendin dhe tashmë nuk ka më forcën e kartonit. “Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të leshojmë më shumë se të tjerët, jo se e kemi për detyrë. Me lejoni t’ju kujtoj se në Europën ku duam të integrohemi reformat elektorale bëhen me shumca të thjeshta. E dini që Greqia, ndryshoi sistemin elektoral, ne nuk kemi ndryshuar sistemin.

Në politikë ka një rregull, kush gabon paguan. Ato se kanë, do të kishin dhe fjalën dhe votën, e kanë disa të tjerë votën. I kanë sjellë me firmën e vet Basha dhe drejtuesit e tjerë. Do të rrijë Shqipëria peng kur unë kam mundësi për një hapje tjetër të sistemin se nuk do grupi i partive që kanë ikur nga parlamenti. Ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por nuk dua të rrëzohet. Ne donim depolitimin e administratës zgjedhore.”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME