Categories Showbiz

Kush ishin 15 personat më të ndjekur në “Instagram” gjatë gushtit? Luizi dhe Kiara “on top”

Pushimet verore dhe koha e bukur që kalojmë jashtë rutinës reflektohet edhe në rrjetet sociale.

Teksa shijojmë natyrën, detin, ushqimin, shumë prej nesh na lind dëshira të ndajmë pak nga këto momente edhe në “Instagram” apo rrjete të tjera. Ai fustani elegant plot ngjyra, e meritojnë një post apo jo?

Por, përveç pushimeve, janë edhe personazhet që rrjetet sociale i shohin si punë apo mjet për të promovuar punën e tyre. Kështu ndodh me artistët që ndajnë me fansat suksesin e një sezoni të ngjeshur me koncerte apo blogerëve që përditshmërinë e tyre e pasqyrojnë on line.

Terra Data Analitics ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në “Instagram”, të cilët kanë 1389 postime  gjatë muajit gusht. Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekur gjatë muajit të nxehtë që lamë pas.

Në vend të parë qëndron këngëtari Luiz Ejlli. Me mbi 617 mijë ndjekës, Luizi grumbulloi 1 milionë e 892 mijë “reactions” (reagime) në “Instagram”. Ndonëse një ditë më parë, Luizi vetë njoftoi se profili i tij nuk është më i verifikuar dhe “tick-u” blu është “zhdukur”, profili i tij vazhdon të rritet dita ditës. Suksesin në “Instagram” gjatë gushtit e përjetoi edhe partnerja e tij, Kiara Tito. Edhe pse më një rënie të lehtë, ajo qëndron në vend të tretë, me mbi 974 mijë “reaction”.

Në vend të dytë të listës së publikuar nga Terra Data Analitics qëndron Gashi. Këngëtari numëron mbi 1.5 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe gjatë gushtit grumbulloi mbi 999 mijë “reactions”.

Futbollisti Granit Xhaka qëndron në vendin e katërt. Pas tij vjen këngëtari Ylli Limani, që përveç postimeve për karrierën, kujdeset që profili i tij të jetë i mbushur me humor me pozitivitet.

Përkushtimin më të madh për “Instagramin” e tij e ka hoxhë Ahmet Kalaja, i cili vetëm gjatë gushtit ka bërë 210 postime. Pas tij, me një kontent të ngjashëm është edhe hoxhë Elvis Naçi.

Në listën e personazheve më të ndjekur qëndrojnë këngëtarët Noizy, Morena Taraku, Azet, Kida dhe Fero. Po ashtu moderatorët Bora Zemani dhe Blendi Fevziu, që kanë postuar vazhdimisht momente nga udhëtimet dhe pushimet verore, si dhe kampioni Florian Marku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME